Nga:Erion Murataj
Sot po bëni spektatorin.
Po nesër?
Kujtoni se Putin do të ndalojë nëse mbaron punë me Ukrainën?
Gaboheni!
E parapërgatitet se nuk do sulmoheje i thatë se do i qëndronit në krah dhe papritur i treguat proceduren sapo Putin dha urdhërin për sulm.
Dje i ofruat evakuim një Presidenti që po sheh orë pas ore fëmijë të vdekur të popullit të tij.
I dini të gjithë lapere instagrami si veten?
Jo ka dhe burra ende mbi faqen e dheut.
Ka ende nga ata që i dalin zot pragut dhe kur janë vetëm e të prerë në besë.
Ka nga ata që vendosin të qëndrojnë burra dhe kur “laviret” me epitetin “bura” të shoqërisë se shqyer fshihen pas artificave të procedurës.
Ka dhe do të ketë.
Vetëm mos harroni bota është portokall. Uroj që të vij një ditë që Ukraina e të tjerë t’iu tregojnë proceduren.
Uroj që nderin e madh që i bëtë duke e bërë vendin që në këtë shekull ti tregoj botës se burrat duhen më shumë se “burat” t’iu kthehet shpejt.
Kushdo që besonte tek aleanca juaj sot nuk ka më dyshime.
Sot..!
Ju ende vazhdoni të luani një teatër të shpifur ndërkohë që vriten fëmijë .
Nesër.. !
Ukraina ka të drejte t’ua kthej nderin…..