Home AKTUALITET A do të refuzojë Shqipëria të luajë me Rusinë?

A do të refuzojë Shqipëria të luajë me Rusinë?

16

l

Shqipëria është në grupin e njëjtë me Rusinë në kuadër të Ligës së Kombeve, por a do të luajë ndeshjen ndaj tyre?

Rusia qysh nga e enjtja është duke e sulmuar Ukrainën dhe po tenton ta pushtojë, diçka që u dënua sidomos nga arena e sportit, duke i vënë sanksione të ndryshme.

Shqipëria gjendet në Ligën B në grupin 2 bashkë me Rusinë, Islandën dhe Izraelin.

Tashmë, Suedia, Polonia dhe Çekia kanë deklaruar se nuk do të përballen me Rusinë në play-off për Kupën e Botës dhe të njëjtën po e kërkon nga Federata Shqiptare e Futbollit edhe Dritan Shakohoxha, kandidat për president.

Ai ka kërkuar nga FSHF që të deklarohet qysh tani se nuk do të luajë ndaj Rusisë.

“Shqipëria duhet të refuzojë të luajë kundër Rusisë në ndeshjen e Ligës së Kombeve! Federata duhet të kishte reaguar në këtë moment njësoj siç kanë bërë Polonia, Zvicra, etj! Nuk është asnjëherë e bukur të refuzohet një ndeshje futbolli, por në kushte të tilla ekstreme, kur perëndimi solidarizohet për atë që po i ndodh Ukrainës, e shoh të udhës një qëndrim të tillë”, deklaroi Shakohoxha për “Panorama Sport”.

Shqipëria më 2 qershor është paraparë të luajë me Rusinë si vendas, kurse si mysafir më 13 qershor.