Në një varg telefonatash nga një Kiev i rrethuar, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka bindur perëndimin të binte dakord për një sërë sanksionesh kundër Rusisë që ishin të paimagjinueshme një javë më parë.
Duke ndjerë sesi opinioni publik evropian po i përgjigjet trimërisë së popullit të tij, Zelenskiy ka qenë vazhdimisht në telefon me liderët perëndimorë, duke përdorur kanalin e tij në Tëitter për të frikësuar, inkurajuar, qortuar armiqtë dhe lavdëruar aleatët e tij. Në këtë proces, sanksionet e konsideruara si të pamendueshme një javë më parë janë bërë normë tani. Ritmi me të cilin perëndimi ka rënë dakord për sanksionet e reja ka lënë gjithashtu avokatët, zyrtarët dhe bankierët të shfryjnë, pranojnë zyrtarët, pasi ata punojnë nën presion të madh për t’i kthyer vendimet e politikanëve në realitet.
Zyra e një udhëheqësi tha: “Ai përfundimisht mund të mos jetë në gjendje të shpëtojë Ukrainën ose të ndryshojë Rusinë, por ai po ndryshon Evropën.”
Shihni se çfarë ndodhi të shtunën. Zelensky tha se ai filloi ditën në vijën e frontit diplomatik me një telefonatë me Emmanuel Macron, pasuar ndërsa dita përparonte me telefonatat me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministrin italian, Mario Draghi, presidentin e Zvicrës, Ignazio Cassis, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kryeministrin holandez, Mark Rutte, sekretarn e përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, Papën, kryeministrin çek, Petr Fiala, presidentin polak, Andrzej Duda dhe në fund, si për t’i vënë kapak një ditë të gjatë, një telefonatë më kryeminsitrin britanik, raporton abcnews.al.
Një ditë më parë, numri i thirrjeve ishte i ngjashëm, të gjitha të fokusuara në kërkesat për armë dhe sanksione më të ashpra ndaj Rusisë. Është e vështirë të kuptosh se si Zelenskiy arriti të bëjë këto telefonata, të mbledhë frontin e brendshëm, të drejtojë ushtrinë e tij dhe të flejë. Ai që e ka dëgjuar në veprim thotë: “Ai është shumë i drejtpërdrejtë, shumë pasionant dhe shumë praktik”. Por telefonatat kanë prodhuar shpërblime të arta për Zelenskiy dhe kanë ndihmuar në ndryshimin e rrjedhës së gjërave.
Ritmi i ndryshimeve shoqërore shpejtohet në shumicën e luftërave, por të shikosh Gjermaninë brenda javës duke bërë një kthesë 180 gradë dhe pas dërgimit të armëve në Ukrainë, të zotohet të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2% të PBB-së dhe të bjerë dakord për të shkëputur Rusinë nga sistemi Swift, raporton abcnews.al.
Kjo është jo vetëm ndryshim i jashtëzakonshëm politikash, por shënon një pikënisje të një mendësie të pas luftës së dytë botërore. Në të njëjtën mënyrë, kryeministri italian Mario Draghi, duke theksuar në fillim të javës nevojën për zgjidhjet afatgjata të nevojshme për të hequr varësinë e Italisë nga gazi rus, kuptoi se kundërshtimi i mëparshëm politik ndaj masave më të ashpra të menjëhershme ishte zhdukur.
Zyra e tij hedh poshtë raportet se ai pati kundërshtime të forta ndaj shkëputjes së Rusisë nga Sëift, duke thënë se çështja nuk ishte shtruar seriozisht në takimet e liderëve të G7 javën e kaluar, por ata pranojnë se Zelenskiy, përmes shkathtësisë së tij, dhe Rusia, me arrogancën e saj , ua kishte lehtësuar vendeve si Britania e Madhe, Kanadaja dhe Franca iniciativën për të nxitur të tjerët të pranonin se Rusia mund të shkëputej nga sistemet e pagesave Swift.
Por ndoshta masa më shkatërruese që po shqyrtohet nuk erdhi drejtpërdrejt nga lobimi i pamëshirshëm i Zelenskit. Disa liderë evropianë besojnë se do të jetë ngrirja krejtësisht e papritur e aseteve të bankës qendrore ruse, institucioni i vetëm financiar më i rëndësishëm rus, që do të provojë zbërthimin e ekonomisë së Putinit.
Një zyrtar evropian tha: Është një masë që Rubla nuk do ta përballojë dot të hënën.
Një zyrtar tjetër pranoi se shanset afatgjata që ushtria ukrainase të jetë në gjendje të përballojë forcat jashtëzakonisht superiore ruse janë të kufizuara. Qëllimi i vërtetë është që çmimi për Putinin ekonomikisht dhe politikisht të jetë aq i lartë sa që ai të detyrohet të kuptojë se nuk mund të fitojë sipas kushteve të tij. /abcnews.al