Në rast nevoje do ti mirëpresin
Organizata e Kombeve të Bashkuara për refugjatë ka përditësuar bilancin e ukrainasve që janë larguar nga vendi që prej fillimit të sulmeve ruse më 24 shkurt.
Zyrtari i OKB-se shkruan në Twitter se 422 mijë ukrainas janë larguar nga vendi, duke u strehuar në vendet fqinje që kufizojnë me Ukrainën.
OKB i cilëson ukrainasit që janë larguar nga vendi refugjatë, shkruan BBC.
Ndërkohë më shumë se 100 mijë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës për të gjetur një vend më të sigurt.Qindra mijëra ukrainas po kërkojnë këto ditë mbrojtje në vendin fqinj, Poloninë.
Varshava deklaron se do të ndihmojë sa të mundet, por është hera e parë që ky vend përballet me një valë kaq masive refugjatësh.Shumë vende të botës janë solidarizuar me luftën e ndodhur në përkrahje të Ukrainës. Edhe vendi ynë është përpjekur të qëndrojë krah Ukrainës duke u solidarizuar me to.
Shumë nga qytetarët Elbasanas u shprehen se nëse do të kishin mundësi do të ndihmonin nëse do të kishte ukrainas në vendin e tyre
Edhe pse sot pati takime mes delegacioneve ruse dhe ukrainese për të diskutuar për vijimësinë e luftës nuk u vendos diçka konkrete.