Aktivitet sensibilizues në UE

Ditën e sotme në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasanit u zhvillua një aktivitet me temën të bashkuar kundër diskriminimit.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte rektori i UE Skënder Topi,Erinda Ballanca avokate e popullit, Robert Gajda komisioner kundër  diskriminimit  dhe studentë.

Një nga tematikat të cilat u diskutuan ishte rreth përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit. Për shkak të shifrave dhe shtimit të gjuhe diskriminuese u krijua një aleance për të drejtat e njeriut pasi shqetësuas është fakti se përdorim i gjuhës së urrejtjes përdoret edhe nga personazhe publik me influencë duke ndikuar më shumë të rinjtë përfshirë edhe studentët.

Gjatë këtij takimi edhe studentët patën mundësi të shprehnin mendimet e tyre si dhe të pyesnin dhe të jepnin sugjerime apo eksperienca të tyre rreth diskriminimit.