Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar pas bllokimit të hapësirës ajrore shqiptare për të gjithë avionët rusë.
Ambasada e Rusisë njofton shtetasit e saj për itinerarin që duhet të ndjekin për t’u rikthyer në Rusi duke i rekomanduar të përdorin linjat si “Air Serbia” dhe “Turkish Airlines”
“Të nderuar bashkëatdhetarë! Lidhur me mbylljen e hapësirës ajrore të BE-së dhe Shqipërisë për anijet civile ruse me qëllim që të kthehen në Rusi, rekomandojmë përdorimin e transportuesve ajror që kanë mundësi të fluturojnë mbi territorin e Rusisë dhe Bashkimit Europian.
Veçanërisht, ju mund të përdorni shërbimet e linjave ajrore të mëposhtme: Air Serbia, TURKISH AIRLINES, etj.
Qëllimisht është edhe regjistrimi në aplikacionin celular “Asistent i huaj” i Ministrisë së Federatës Ruse”, thuhet në njoftimin e Ambasadës ruse në Tiranë.
Shqipëria si shumë vende të tjera europiane, kanë vendosur që të mbyllin hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë, ndërkohë që shteti që drejtohen nga Vladimir Putin është përgjigjur po njësoj.