Home ELBASANI SOT VIDEO/GJYKATA E ELBASANIT LË NË BURG LUAN DULELLARIN

VIDEO/GJYKATA E ELBASANIT LË NË BURG LUAN DULELLARIN

24

Për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën arrest me burg për Luan Dulellarin. Gjykatesi Idush Maliqi pasi ka kqyrur provat e paraqitura nga prokurori Gentian Abazi ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg “. Sipas burimeve i pandehuri nuk ka folur gjatë seancës.

Ndalimi i Luan Dulellarit u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 07.10.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 02.10.2021, në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, ku në ambientet e një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Erjon Llapushi, 33 vjeç, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin Gazment Kurmaku, i cili për pasojë gjeti vdekjen.

Kryekamrieri  Gazment Kurmaku, ndërroi jetë në spital . Kurmaku u qëllua me thikë pasi i tha klientit Erjon Llapushi se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar, por kjo gjë nuk u prit mirë nga Llapushi. Ky i fundit njihet si person problematik në Korçë dhe Pogradec pasi ka qenë i dënuar më parë për plagosje, tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje dhe trafikim emigrantësh të paligjshëm dhe hyrjet e daljet nga burgu kanë qenë të vazhdueshme prej vitesh. Aktualisht ai është në kërkim nga policia dhe vijon puna për kapjen e tij.