Prej shumë vitesh pa ndërhyrje
Një nga lagjet më të vjetra të qytetit të Elbasanit e njohur si lagja”Kala” edhe pse me shumë histori brenda saj ka njohur shumë pak investime ndër vite. Kalaja e ndodhur në qendër të qytetit përveçëse ka një numër të konsiderueshëm banorësh është një nga pikat më të vizituara të qytetit nga turistët vendas si dhe të huaj.
Përveç monumenteve të vjetra historike si kisha e xhamia, shumë nga shtëpitë në këtë lagje kanë qenë të personaliteteve të ndryshme të njohura për qytetin e Elbasanit dhe më gjerë. Por me kalimin e viteve këto shtepi janë lënë në harresë. Përveçëse një “pllake e cila tregon se kujt i përkasin keto banesa asgje tjetër nuk është investuar në to.
Banorët e vjetër të kësaj lagjeje shprehen se u është premtuar disa herë nderhyrja por deri më tani gjendja është e njetën.
Shumë prej këtyre shtëpive janë pothuajse gati për tu shkatarruar dhe përbëjnë një imazh të keq edhe për vizitorët e
huaj.