Gjatë ditës së sotme nuk do të ketë seancë parlamentare në Kuvend, në kuadër të javës së gjelbër.
Në këtë javë deputetët do të zbresin për takime me zgjedhësit në zonat e tyre elektorale.
Seanca e radhës në Kuvend pritet që të mbahet të hënën e 7 Marsit.
Njoftimi i Kuvendit:
Të nderuar kolegë,
Ju bëj me dije se sot, datë 3 mars, nuk ka seancë plenare, sepse kjo javë është java e gjelbër dhe deputetët janë në takime me zgjedhësit.
Sipas kalendarit të punës së Kuvendit, seanca plenare do të zhvillohet në datën 7 mars, ora 17:00.
Për detajet do të keni një njoftim tjetër.