Presidenti francez Emmanuel Macron foli në telefon me presidentin rus Vladimir Putin për të folur rreth krizës në Ukrainë.
Burime nga mediat e huaja thonë se Macron është i vetmi politikan i Perëndimit, të cilit Putin i hap telefonin.
Macron më pas telefonoi liderin ukrainas Volodymyr Zelensky. Kjo është konfirmuar nga burime nga Elysee.
Mësohet se biseda mes tyre ka zgjatur rreth një orë e 30 minuta. Edhe më herët ata kanë komunikuar së bashku për luftën që ka hyrë në ditën e tetë.