Home SHOWBIZ Arjola Demiri flet për raportin e saj me ish-bashkëshortin

Arjola Demiri flet për raportin e saj me ish-bashkëshortin

23

Aktorja e njohur, Arjola Demiri, ka treguar shumë detaje nga jeta e saj personale teksa ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ajo tregoi se si ishte njohur me ish-partnerin dhe pse erdhi më pas ndarja mes tyre.

Mbrëmjen e djeshme, e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Arjola u pyet në lidhje me deklaratat që ka dhënë brenda BB VIP për historinë e jetës së saj. Ndër të tjera ajo foli edhe për raportin aktual me ish-bashkëshortin e saj.

“Jam një vajzë shumë e sinqertë. Në “Big Brother VIP” kam minimizuar historinë e jetës time. Të gjithë nuk e kuptojnë sinqeritetin dhe fakti që më dhemb më shumë është që është marrë sikur unë e kam thënë për viktimizim. Ndërkohë unë e kam thënë si një mënyrë për të mësuar shumë vajza, shumë gra që të frymëzohen.

Jo, nuk kam pasur pasoja. Deri në këtë moment që po flasim jo. Është eksperienca ime, e kam jetuar unë dhe në qoftë se unë do kisha shtuar, trilluar apo do kisha shpifur ndonjë gjë që s’është sigurisht që kjo do sillte problem.

Përderisa kjo është historia ime, kushdo që të kishte qenë partneri im apo sido që të ketë qenë lidhja ime, e kam përjetuar unë. Kur nisesh nga një histori ka dy anë të medaljes është e imja dhe e tjetrit. Unë kam treguar anën time të medaljes sepse atë më takon të tregoj. 

Nga eksperienca ime post-divorc unë kam kërkuar që të ishim miq për hir të fëmijëve. Nuk jemi miq, nuk kemi asnjë lloj marrëdhënie, asnjë lloj lidhje përveç fëmijëve”, tha aktorja.

Sa i takon fëmijëve të saj, ajo thotë se marrëdhënien me të e ka të shkëlqyer, ndërsa shton se ata kanë një raport shumë të mirë edhe me të atin e tyre.