Kryediplomatja e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, i është kundërpërgjigjur presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, pasi ky i fundit ka thënë se në Ukrainë “janë duke luftuar edhe mercenarë nga Kosova”.
Gërvalla-Schwarz ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se një deklaratë e tillë është përpjekje e Putinit për të zhvendosur vëmendjen përmes propagandës për luftën dhe gjenocidin që Rusia po e bën në Ukrainë
Kryediplomatja kosovare ka thënë se Putini është një kriminel lufte dhe se po e bën lojën e njëjtë që kishte bërë Sllobodan Millosheviqi e Aleksander Vuçiqi.
“Nuk ka mercenarë të Republikës së Kosovës. Krimineli i luftës Putin po përpiqet të shpërqendrojë nga lufta dhe gjenocidi i tij kundër Ukrainës duke bërë luftë propagandistike. Ai po gënjen, përsëri. Ne e dimë atë lojë, nga Millosheviqi te Vuçiq. Kosova qëndron me krenari me Amerikën, Bashkimin Evropian dhe Ukrainën, kundër kriminelëve të luftës”, ka shkruar Gërvalla-Shwarz/Express