Janë zbardhur emrat e katër viktimave të cilët ndërruan jetë tragjikisht në aksidentin automobilistik në aksin Fushë-Krujë-Milot.
Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë ndërruar jetë dy drejtuesit, shtetasit Alfred Dika 39 vjeç dhe shtetasi Artan Alushi, 30 vjeç, si dhe pasagjerët Shkumbin Brati 20 vjeç, dhe Almenia Karaj 16 vjeçe, të cilët po udhëtonin në mjetin që drejtonte 30-vjeçari Alushi.
Ngjarja ndodhi rreth orës 00:15 pas mesnatës së djeshme. Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit