Home BOTA Maskohet si grua për t’i ikur luftës

Maskohet si grua për t’i ikur luftës

33

Prej ditësh tashmë, ushtria ruse ndodhet në qytetet ukrainase, me qëllimin për ta pushtuar këtë shtet. Ushtarët, nuk kanë kursyer gjatë luftimeve gra e fëmijë, ndërsa qytetarët, po tentojnë në çdo mënyrë e formë për t’i ikur luftës.

Një burrë, i cili nuk ka dashur të luftojë, përkundrejt faktit se vendi i tij ka urdhëruar që djemtë nga mosha mbi 18 vjeç nuk duhet të largohen nga vendi, ka gjetur një metodë maskimi për t’i ikur luftës. Ai është maskuar si grua duke vendosur gjoks të rremë.

Ky plan i burrit, është zbuluar dhe gjithçka ka dështuar.

Është e paqartë se çfarë ka ndodhur me të pasi është kapur nga autoritetet ukrainase dhe nëse është lënë i lirë apo jo.