Home SPORT “Nuk flas me Piolin”, Ibrahimovic: E vendos unë nëse luaj apo jo

“Nuk flas me Piolin”, Ibrahimovic: E vendos unë nëse luaj apo jo

22

Zlatan Ibrahimoviç është pa dyshim lideri i këtij Milani, edhe pse u aktivizua vetëm në 5 minutat e fundit të përballjes me Napolin, prania e tij në stol i shtoi besimin skuadrës. Si rrallë ndonjëherë gjiganti suedez ndaloi para kamerave para nisjes së ndeshjes, duke shkëmbyer batutat që u duk se paraprinë fitoren e kuqezinjve.

“Jam shumë mirë, por më mirë akoma është skuadra, që është përgatitur si duhet. Jemi gati për këtë ndeshje sepse mbi të gjitha sfida të tilla të japin një motivim ekstra. Skuadrat e mëdha gjithmonë të karikojnë edhe pse çdo ndeshje ka rëndësinë e vet.

Me publikun në “Maradona” është edhe më speciale sepse herën e fundit që kemi qenë këtu, stadiumi ka qenë bosh”, ishin fjalët që prezantuan ndeshjen që Milani do të bënte në fushë, ku u përgjigj si duhet.

Por pa dyshim që kurioziteti më i madh i 90 minutave ishte aktivizimi apo jo i Ibrës, prezenca e të cilit në fillim u vlerësua thjesht si mbështetëse. “Ju thashë që ndihem shumë mirë”, tha 40- vjeçari duke vazhduar mes të qeshurash:

“Nuk kam pse flas me trajnerin mbi faktin se do të luaj apo jo ndonjë minutë nga ndeshja. Kjo është diçka që e vendos unë”. E me sa duket Pioli “mori hak” për fjalët duke e aktivizuar vetëm 5 minuta.

(BalkanWeb)