Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend ku ka folur lidhur me rezulotën që Shqipëria pret të miratojë si kundërpërgjigjie ndaj agresionit rus brenda Ukrainës.
Basha e cilësoi presidentin rus, Vladimir Putin si një diktator i cili me një akt të pamenduar kishte vënë në rrezik të gjithë stabilitetin në Europë. Ndërsa më tej bëri thirrje që qeveria të miratonte edhe rezolutën e propozuar nga PD ku kërkohej që të ndikohej në mënyrë sa më të madhe për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe NATO.
Kryetari i PD, Lulzim Basha: Këto janë ditë të errëta për Europën. Ajo që po ndodh në Ukrainë, na përfshin të gjithëve, viktimat nuk janë vetëm të Ukrainës, ata janë edhe fëmijë. Përmes kësaj rezolute ju japim të gjithë mbështetjen tonë. Çmenduria e Vladimir Putin është një akt i pamenduar. Mjafton t’i referohemi propagandës së tij i cili ka të njëjtën retorikë si Miloheviçi. Ironia është e qartë. Akti i ndërhyrjes në Kosovë ishte një akt humanitar.
Për Shqipërinë ka një dhe vetëm një Ukrainë dhe kjo rezolutë i drejtohet popullit ukrainas kudo që ndodhet. Me të njëjtën mirësi të miratojmë edhe projekt-rezolutën tjetër që PD ka propozuar. Që ka të bëjë me konfliktin në rajon ku është i vetmi shtet europian që ka refuzuar sanksionet kundër Rusisë dhe ka mbështetur diktatorin Vladimir Putin. Ne nuk mund të mjaftohemi vetëm me deklarata. I kërkojmë qeverisë që të përdorë çdo mekanizëm që Kosova të anëtarësohet sa më parë në OKB duke qenë se jemi anëtarë të përkohshëm të Këshillit të Sigurimit.