Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin për ngritjen e një Komiteti të Posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave luftës.
“Krijimin e një komuniteti të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës. Nuk jemi në kushtet e një kërcënimi ushtarak, por si të gjitha vendet e tjera në kushtet e kërcënimit të përditshëm ekonomik, si rezultat e daljes krejtësisht nga binarët e normalitetit.
Sot, dëshirojmë që të flasim në mënyrë specifike për energjinë pasi është edhe palca e zhvillimit ekonomi. Ndërkohë kërcënimi i thellimit të krizës energjetike vjen vetëm duke u rritur”, deklaroi Rama në një konferencë të thirrur për shtyp në Kryeministri.