Nga Erion Murataj
Nuk ka rëndësi ne dhe bar do hamë dhe partinë nuk e tradhtojmë.
Dhe pse varferia po plllakos dhe pse uria është në ekspansion global ne qëndrojmë shkemb graniti në buze të Adriatikut.
Të paktën ai largqofti i thoshte këto fjalë pasi kish mbushur depot dhe bukën ja kish gatantuar popullit të shtypur.
Pragun për luftë e kish bërë hekur e beton.
Po sot?
Jetojmë të lumtur në demokraci.
Llapim sa të duam për ata që votojmë.
Shajmë sa nuk kemi me fuqi ata që puthim çdo katër vjet.
Të rrojë demokracia dhe pasaniket e saj .
Një pyetje më lind natyrshem! Haet kjo demokracia?
A paguan dot shtesën prej 100 lekë për litër brenda 1 jave te karburantit?
A furnizon dot kaskadat me ujë ajo?
A prodhon grurë në një tokë djerrë pa njerëz ajo?
A do të ushqejë dot foshnjet e uritura apo do ti lërë të vdesin të dehidratuar si një foshnje dje në Ukrainë?
A do na pjellë ajo ushtrinë për tu përballur me agresionin e mikut te Putinit në Beograd?
Apo do ti thotë e Kosovës se nuk je antare e NATO-s.
A do pjellë ushtarë brenda pak orësh, ditësh apo muajsh?
Kam nevojë që ju gjithologët e përdhunuar të studiove të më pergjigjeni për secilën nga pyetjet sot.
Dua pergjigje nga secili prej jush që njerëzve u ka kërkuar votën për një jetë më të mirë.
Ju prostituta politike që morët ne qafë njerzit sot duhet të jepni një pergjigje.
Ju që i besuat sot duhet të heshtnin.
Ju garipat që bëheni herë blu herë mavi e mavri duhet të bëni trimin e sot.
E dini pse? Se uria në rastin më të mirë do t’iu bëj anëtarë shoqate shumëngjyrëshe në mos do t’iu bëjë ai 70% që nuk voton 😉.
Për sot kaq!
Ka ca si unë që e kemi gjithmonë lart … Moralin dhe në keto kohë./Egnatia News