Home AKTUALITET POLITIKË LSI bën thirrje në Kuvend në lidhje me nismën për uljen e...

LSI bën thirrje në Kuvend në lidhje me nismën për uljen e çmimit të karburanteve,

16

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar sot në Kuvend nismën për uljen e çmimit të karburanteve, që ditët e fundit kanë pësuar rritje të madhe.

Nënkryetari Petrit Vasili përmes një postimi në facebook bën me dije LSi kërkon pezullimin e taksës së qarkullimit dhe të karbonit.

Ndër të tjera ai ai bën thirrje që Kuvendi ta miratojë menjëherë këtë nismë ligjore, që do të jetë në të mirë të qytetarëve dhe bizneseve shqiptare.

Postimi:

Kam paraqitur sot ne Kuvendin e Shqiperise Nisme ligjore per uljen e çmimit te karburanteve!(Dokumenti)

Kam kerkuar pezullimin e pageses se Takses se Qarkullimit dhe Takses se Karbonit.

Koha nuk pret. Demagogjia nuk i duhet kujt ne keto momente kritike.

Kuvendi duhet te miratoje menjehere kete Nisme Ligjore ne te mire te qytetareve dhe familjeve e bisneseve shqiptare.

Qytetaret duhen ndihmuar e mbeshtetur sot.fax