Pamje të vogla drithëruese, të shpresës për të ardhmen, në një vend ku njerëzit përpiqen të mbijetojnë çdo ditë. Ukraina e pushtuar nga trupat ruse gjeti, falë një prej ushtarëve të saj dhe një propozimi të pazakontë martese, një moment gëzimi dhe butësie. Gjithçka ndodhi në një nga vendet më pak romantike të mundshme, një postbllok ushtarak përgjatë një rruge.
Në videon që po bën xhiron e rrjeteve sociale shohim një postbollok klasik për kontroll sigurie. Katër persona, tre gra dhe një burrë, nxirren nga makina nga ushtria. Udhëzohen të kthehen në drejtim të mjetit, me duart mbi makinë. Asgjë e çuditshme, në pamje të parë. Por në të vërtetë është një pretekst për ta bërë sa më emocionues propozimin.
Në atë moment vjen një ushtar dhe ulet në gjunjë para një prej pasagjereve duke i propozuar martesë.
Emocioni i të resë ishte shumë i madh, ajo vendos duart në fytyrë, ndërsa shokët e saj ushtarë dhe shoqëruesit e udhëtimit grumbullohen rreth çiftit për të kapur momentin duke xhiruar me smartfonët e tyre. Përgjigja e vajzës? Një po e lumtur, e cila pasohet nga përqafimi dhe duartrokitjet e të pranishmëve. Ky është normaliteti në Ukrainë sot. Një flakë e vogël shprese për të nesërmen.