Ministrat e Jashtëm nga Rusia dhe Ukraina do të takohen në Turqi të enjten në bisedimet e para të nivelit të lartë midis dy vendeve që kur Moska pushtoi fqinjin e saj, me Ankaranë duke shpresuar se ata mund të shënojnë një pikë kthese në konfliktin e furishëm.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka zbutur pritshmëritë për një marrëveshje armëpushimi ose rezultate të tjera nga takimi me homologun rus Sergei Lavrov, në margjinat e një forumi të diplomacisë në provincën jugore të Turqisë, Antalia.
Unë do të them sinqerisht se pritshmëritë e mia nga bisedimet janë të ulëta,” tha Kuleba në një deklaratë video të mërkurën. “Ne jemi të interesuar për një armëpushim, duke çliruar territoret tona dhe Pika e tretë është zgjidhja e të gjitha çështjeve humanitare”.
Moska ka thënë se është e gatshme për bisedime me Ukrainën, por se të gjitha kërkesat e saj – duke përfshirë që Kievi të marrë një pozicion neutral dhe të heqë dorë nga aspiratat për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s – duhet të përmbushen për t’i dhënë fund sulmit të saj.
Delegacionet nga të dy vendet kanë zhvilluar tre raunde bisedimesh më parë, dy në Bjellorusi dhe një në Ukrainë. Pavarësisht disa shenjave pozitive në aranzhimet humanitare, ato negociata kanë pasur pak ndikim.
Moska e quan inkursionin e saj një “operacion special ushtarak” për të çarmatosur Ukrainën dhe për të larguar liderët që i quan “neo-nazistë”. Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë e hedhin poshtë këtë si pretekst të pabazë për një luftë të paprovokuar kundër një vendi demokratik me 44 milionë banorë.