Moderatorja e njohur e televizionit shqiptar, Fjoralba Ponari ka folur për ndarjen e nënës së saj nga jeta në moshën 54-vjeçare.

Ajo foli për herë të parë në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u shpreh se duhet gjetur forca për t’u ringritur dhe për të frymëzuar të tjerët.

Është një dhimbje që është e imja, jeta vazhdon, duhet gjetur forca për t’u ringritur, për të frymëzuar të tjerët”, tha mes lotësh moderatorja.

Gazetarja dhe regjisorja Dalina Buzi, po aq e prekur nga fjalët e Fjoralbës, tregon eksperiencën e saj me humbjen e babait dhe përgëzon moderatoren për forcën që ka.

Nuk ka burrë apo gra, kjo është forca, ky është njeriu që vazhdon. Do të doja të përgëzoja. Nuk e dija si ia bën se më ka ndodhur e njëjta gjë me babin por unë kam qenë jashtë shtetit vetëm, ti je këtu e rrethuar me njerëz”, u shpreh Dalina.

Rikujtojmë se në fillim të muajit shkurt, mamaja e moderatores u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare. Nuk dihet ende arsyeja e vdekjes së nënës së moderatores. Vetë Fjoralba nuk reagoi lidhur me këto lajme, duke vendosur që ta kalojë këtë dhimbje në heshtje.iconstyle