Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur qytetarëve të cilët kërkojnë që të shfrytëzohet nafta e vendit tonë për të furnizuar makinat, por kreu i qeverisë thotë se kjo është e pamundur.
Gjithashtu Rama bën me dije se Shqipëria është e “detyruar” të importojë energjinë elektrike pasi prodhimi vendas është i papërballueshëm.
Edi Rama:
“Kam ndjekur me vëmendje komentet për çmimin e naftës që ka rritur shqetësimin. Problemi është tek rëndësia e bashkimit. Shumica bëjnë ironi , jo po ku do bashkohemi, më thonë je në rehatinë tënde. E para nëse do të isha rehat nuk do të isha në këtë detyrë, jam njeriu i fundit në Shqipëri që pres me shqetësim rritjen e çmimeve. Bashkimi i vërteta dhe fakteve. Nuk kemi mundësi as për energjinë as për naftën për të përballuar tregun. Nafta jonë është naftë e rëndë që shitet për bitium. Nëse nafta jonë do të hedhim në makinat tona por do ti conim në skrap sepse nuk punon makina me këtë naftë.
Kur ne e shesim energjinë në kohërat me shi, jemi në kushte ose e shesim ose e hedhim. Sepse nuk mund ta fusim në “frigorifer”. Në verë ne nuk kemi rrjedhe dhe ne ndaj ne blemë energji, prandaj do të ndërtojmë Skavicën.