Në ditën e tretë të protestës para kryeministrisë, ka nisur organizimi i forcave policore të cilat do të ruajnë perimetrin e sigurisë. Vihet re një prani e shtuar e efektivëve të policisë, duke marrë shkas nga numri i madh i protestuesve që u grumbulluan ditën e djeshme.