Në vigjilje të sfidës kundër Tottenham Hotspur, trajneri i Man.United, Ralf Rangnick është “bombarduar” nga gazetarët në lidhje me situatën që rrethon C.Ronaldo. Sulmuesi portugez u zhduk nga United përpara derbit kundër City duke shfaqur qartë pakënaqësinë në lidhje me vendimet e teknikut gjerman që nuk e përfshiu në formacionin titullar:
“Është stërvitur mirë, ashtu si pjesa tjetër e grupit, pra do të jetë në dispozicion për sfidën kundër Tottenham. Nuk e kam pyetur nëse është apo jo i lumtur në Manchester, në këtë klub. Për mua është e rëndësishme që ai të rikthehet të jetë në formë, të mërkurën është rikthyer të stërvitet rregullisht”, u shpreh Rangnick në konferencën për shtyp duke konfirmuar dhe një herë se mes tij dhe Ronaldos nuk ka komunikim, një marrëdhënie jo e lumtur