Home AKTUALITET Rama reagon sërish: Sot live në FB për paketën e Rezistencës Sociale

Rama reagon sërish: Sot live në FB për paketën e Rezistencës Sociale

10

Teksa prej orës 11 të paradites në kryeqytet nisi një protestë masive, e cila tashmë është stacionuar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, vjen një reagim sërish nga kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit shkruan në “Facebook” se do të flasë live në këtë rrjet social për Paketën e Rezistencës Sociale.

“PAKETA E REZISTENCËS SOCIALE
Sot ora 15:00 Live FB”, shkruan Rama, ndërsa ka postuar edhe një foto që prek zemrat nga evakuimet në Ukrainë, ku shihet se mes turmës së atyre që duan t’i shpëtojnë bombardimeve, është dhe një foshnjë e vogël.