Qytetarët po protestojnë dhe ditën e sotme kundër rritjes së çmimeve përballë Kryeministrisë.
Edhe pse më të paktë në numër se në ditët pararendëse ata shprehen të vendosur se nuk do e ndalin revoltën e tyre dhe se të shtunën është marshimi i madh.
Njëri prej tyre tha për ‘Fax News’ se një populli me kaq halle nuk i duhet asnjë lloj lideri i huaj, dhe se të gjitha kërkesat janë për një të ardhme më të mirë për rininë.
“Jam rini që revoltohet, poshtë oligarkët”-bëjnë thirrje studentët.
“Të ulet tarifa për masterin, e papërballueshme”-shkruhet në pankarta.
Qytetari: Është gjynah për ju të rinjtë që vuani se ne ikëm. Kaq fuqi kemi ne, vijmë një orë e ikim.
Rama na vë fletërrufe në kurriz për Putinin, ça më duhet mua ai, kemi halle këtu!fx