Pas deklaratës së Zelenskyt se Ukraina mund të heqë dorë nga kërkesa për tu bërë vend anëtar i NATO-s, kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se Perëndimi ia ka bërë të qartë presidentit rus, se nuk ka asnjë mënyrë që Ukraina të bashkohet me NATO-n së shpejti, shkruan Skynews.
Ukraina është aktualisht në negociata me Rusinë për të rënë dakord për një armëpushim dhe tërheqje, me Zelenskyy duke thënë mbrëmë se pozicionet negociuese tani “duken më realiste”.Ukraina ka vite që kërkon t’i bashkohet NATO-s, por një veprim i tillë do të zemëronte Rusinë, e cila nuk dëshiron ta shohë NATO-n në kufirin e saj./ancnews.al/