Polemika mes Elon Musk dhe Vladimir Putin duket se po merr përmasa që – për momentin – duken të paktën komike.

Biznesmeni miliarder amerikan provokoi presidentin rus në një “duel” dhe tani ka një reagim nga pala “ruse”. Në këtë histori është përfshirë edhe Ramzan Kadyrov , njeriu i parë i Çeçenisë, republikës konservatore të Kaukazit të copëtuar nga dy konflikte separatiste në fund të viteve 1990. Ai doli … përpara Putinit.

Kadyrov postoi në Telegram për të paralajmëruar kreun e SpaceX, Elon Musk.

Ai do të kthehet nga Republika Çeçene si një person krejtësisht tjetër, Elona, domethënë Elon”, tha Kadyrov, duke i dhënë fund sulmit të tij ndaj shefit të Teslës.

Nga lufta e aligatorëve te lufta e armatosur, Kadyrov është parë shpesh duke pozuar me armë dhe uniforma ushtarake. Ky është njeriu që ka deklaruar se: “Këdo që duhej të vrisja tashmë e kam vrarë. Dhe unë do të vras deri në fund. Do të vras sa të jem gjallë… »

Kushdo që i qëndron përballë, zakonisht vritet ose zhduket. Ai sundon Çeçeninë, duke pasur në krah njësitë e famshme paraushtarake, të njohura edhe si “Kandirotsky”. Janë ata që vendosin rendin në emër të tij, duke mbrojtur regjimin e tij dhe duke mbjellë frikë e terror.

Shefi i Tesla -s u përgjigj shpejt. Musk, në një postim në Twitter, falënderoi liderin çeçen për ofertën e tij dhe tha se një trajnim i tillë do t’i jepte atij një avantazh të madh ndaj Putinit. Ai gjithashtu tha se nëse Putini kishte frikë të luftonte, ai do të përdorte vetëm dorën e majtë.

Në fakt, Musk e ka ndryshuar emrin në twitter në “Elona”, emër që ka përdorur Kadyrov për të. Ndonëse përfaqësuesit e qeverisë ruse nuk iu përgjigjën postimeve të Musk në Twitter për një duel me presidentin rus, kreu i agjencisë ruse të hapësirës e kishte quajtur Musk “të dobët” që provokoi Putinin.

/abcnews.al/