Home AKTUALITET Ministria e Drejtësisë: Kemi nisur hetimet për 75 zyrtarë

Ministria e Drejtësisë: Kemi nisur hetimet për 75 zyrtarë

79

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një konferencë për mediat, ka publikuar  disa raste që i janë referuar Agjensisë Antikorrupsion.  Sipas Manjës janë dërguar 75 zyrtarë nga institucione të ndryshme për hetim.

Rasti i parë, kishte të bënte me bashkinë Pogradec, ku janë kallëzuar 15 zyrtarë dhe ish zyrtarë, pasi kanë Lejuar ndërtimin e nje objekti brenda shkollës.

Ky objekt është pajisur me certifikatë pronësie në kundërshtim me ligjin, sipas Ministrit.

Rasti i dytë ka të bëjë me Kastrën e Sarandës.