Ja sa do të kushtojë në ditët në vijim
Në mbledhjen e radhës, Bordi i Transparencës vendosi të ulë më tej çmimet e karburanteve. Nafta do të shitet për 203 lekë për litër duke nisur nga dita e sotme e deri më 21 Mars.
Ndërsa benzina do të shitet me 206 lekë/litër, ndërsa çmimi i gazit do të jetë i pandryshueshëm me 93 lekë/litri. Megjithatë për shumë nga drejtuesit e automjeteve sërish çmimi I naftës është i papërballueshëm për ta.
Ata shprehen se duhet të ulet më shumë pasi nuk mund të përballojmë këtë çmim të vendosur sinkron Vendimi i bordit është detyrues për të gjithë operatorët që operojnë në sektorin e hidrokarbureve në vend dhe çmimi i një litër naftë do të kushtojë 203 lekë deri në 21 Mars.