Me 7 vota pro dhe 48 vota kundër bie kërkesa e Grupimit të Rithemelimit të PD-së për të ndryshuar rendin e ditës në seancën e sotme të Kuvendit.
Grupimi i Berishës kërkoi që në Parlament të diskutohet rritja abuzive e çmimit të naftës dhe të ushqimeve të shportës së bashku me masat që ka marrë qeveria për të mbrojtur konsumatorin shqiptar.
Kërkesës së këtij grupimi, iu përgjigj sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla i cili e etiketoi protestën e së shtunës si “turpin” e Europës që sipas tij po organizohet nga Sali Berisha dhe opozita.
Taulant Balla:
“Nuk kemi merak të zhvillojmë debat me “non gratat” është e pamundur të zhvillojmë debat me ata. Ju bashkë me Salën prej ditës së parë që keni hedhur gurin por keni fshehur dorën. Ne duam të bëjmë debat por duam ta bëjmë me ata që preken nga pasojat e kësaj lufte që janë qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Edhe në këto momente që flasin Rama është në takim me qytetarët.
Saliu juaj nuk e di sa është çmimi i naftës se nuk e ka paguar kurrë nga xhepi i tyre. Na i kurseni këtë pisllëk këtu se na i bëni pisë këtë sallë. Kërkesa juaj për të ndryshuar rendin e ditës ka rënë. Çështja e çmimeve ka prekur të gjithë Europën dhe mbarë botën pasi sic e dimë të gjithë është Rusia po përdor çmimet duke ndaluar eksportet. Turpi më i madh është që nuk ka një vend të dytë në Europë që opozita të përdorë këtë moment kaq kritik për Europën , ju shkoni në protestë ditën e shtunë, ngarkoni kamionë dhe autobuse për të sjellë mbetjet e “non gratave”. Për sa kohë Sali Beirsha dhe televizioni i të birit të tij ti bëjnë jehonë protestat që ju organizoni mbani me shëndet ndërkohë Kuvendi do të vijojë me punën e vet për rendin e ditës”, tha Balla.
fax web