Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga protesta masive për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe si pasojë produkteve të shportës. Rritje abuzive të çmimit ka pësuar edhe vaji i cili ditët e fundit ka kapur nivele rekord. Në disa markete të ndryshme çmimi i vajit është rritur në mënyrë abuzive duke kapur vlerën e 300 deri në 320 Lekëve.
Kjo rritje marramendëse e çmimeve përfshirë produktet e shportës duket se po kthehen të papërballueshme për qytetarët e thjeshtë të cilët me të ardhurat e tyre nuk munden të blejnë as këto produkte bazë për jetesën e tyre. Përveç rritjes së çmimit të vajit rritje kanë pësuar edhe produkte të tjera bazë si mielli, orizi, buka etj. Qytetarët thonë se e kanë të pamundur të përballojnë një rritje të tillë
30 artikujt kryesorë të shportës së mallrave, ku përfshihen nafta dhe gazi, më datën 15 mars u shitën 20% më shtrenjtë se në janarin e këtij viti. Lista e çmimeve në muajin janar ka si referencë matjet e INSTAT të disponueshme për publikun në ëeb-in zyrtar, ndërsa çmimet e datës 15 mars u morën nga pikat e pakicës në kryeqytet, që kanë reflektuar nivelet më të ulëta të rritjes.
Sipas listës së çmimeve bashkëngjitur, rritjen më të madhe në vlerë e patën yndyrat, mielli dhe nënproduktet e tij, hidrokarburet etj.Çmimet e vajit dhe gjalpit kishin përqindjet më të larta të rritjes. Një kg gjalp u shit dje me 1,000 lekë nga 682 lekë në janar, me një rritje 46.6%, ndërsa çmimi për një litër vaj u rrit me 40% duke shkuar në 320-330 lekë për kg nga 228.1 lekë që ishte në janar 2022./Egnatia news