Home SHOWBIZ Arjan Konomi reagon për herë të parë pas daljes së tij nga...

Arjan Konomi reagon për herë të parë pas daljes së tij nga Përputhen

168

Arjan Konomi u largua nga Përputhen, vendim që e ndërmori për herë të parë pas kaq kohësh opinionist i programit. Ai u shkëput nga produksioni për shkak të përplasjeve me vajzat e programit dhe do të marrë një periudhë pushim.

Sot ai ka reaguar me një video të shkëputur nga “Top Show Magazine” në vitin 2017 gjatë së cilës asokohe ka pohuar se ka pasur nevojë të largohet nga kotësia e ekranit.

“Para disa vitesh në Top Show Magazine. Mungon sot një format i tillë si i Alban Dudushit që të shlodhte dhe të kënaqte në mbrëmje”, ka shkruar Konomi, deklaratë e cila është përkthyer si reagim ndaj largimit nga “Përputhen”.