Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të shoqatës së transportit për të prezantuar Paketën e Rezistencës sociale, për këtë kategori. Kreu i qeverisë tha se qeveria ndërhyri për të mbrojtur qytetarët që e kanë të domosdoshëm përdorimin e transportit publik. Rama tha se u vendosën në dispozicion 500 milion lekë dhe qëllimi kryesor ishte të mos rritet çmimi i biletës.

“Masa tjetër e mos prekjes së taksave të natës kërkon ndërhyrje për ata që përdorin transportin publik. Dhe me një rritje të çmimit të biletës që do të ishte e padëshirueshme për publikun dhe do ti cenonte prapë se prapë kapacitet juaj për të rezistuar do të ishte i dobët. Dhe për këtë arsye ne vendosëm 500 milion lekë për të suportuar diferencën dhe për t’ju kërkuar juve që të mos prekni në këtë fazë kaq delikate çmimin e biletës.

Është shumë e rëndësishme që të vazhdojë shërbimi. Teksa po vija këtu pashë që agjencia ndërkombëtare  energjisë kishte dalë me një lajm, që nuk është pozitiv, që problemi në këtë situatë nuk është kaq sa duket. Sepse ndërkohë që diskutojmë çmimet, rreziku me naftën apo energjinë është mungesa. Ka paralajmëruar mundësinë e shokut më të madh të furnizimit me naftë në dekada”, tha Rama. g.v/abcnews.al