Home SHOWBIZ Justin Bieber flet për herë të parë në publik për sëmundjen e...

Justin Bieber flet për herë të parë në publik për sëmundjen e partneres së tij!

32

Javën e kaluar, supermodelja e njohur Hailey Bieber, u shtrua në spital për shkak të një mpiksje gjaku në tru.

Mjekët ishin të shqetësuar se simptomat e saj mund të kishin lidhje me COVID-19, pasi bashkëshorti i saj Justin Bieber kohët e fundit pati një periudhë infektimi me virusin.

Këtë gjë e njoftoi vetë modelja në rrjete sociale me anë të një postimi në “Instagram”.

“Fillova të kem simptoma si goditje në tru dhe u dërgova në spital. Ata zbuluan se kisha pësuar një mpiksje gjaku shumë të vogël në tru, gjë që shkaktoi një mungesë të vogël oksigjeni, por trupi im e kishte kaluar vetë dhe u shërova plotësisht brenda pak orësh”,- tha ajo.

Ndërkohë, edhe Justin Bieber ka reaguar për herë të parë pas shërimit të Hailey-t.

“Shumica prej jush me siguri e dinë ose i kanë parë lajmet për gruan time … por ajo është mirë, ajo është e fortë”, tha këngëtari i “Peaches” gjatë një momenti në koncertin e tij në Denver .

Ai shtoi se e gjitha kjo ishte një eksperiencë mjaft e frikshme, po me ndihmën e Zotit të dy ata ja kanë dalë.

“Por ka qenë e frikshme, ka qenë vërtet e frikshme. Por unë e di me të vërtetë se Zoti e ka atë në pëllëmbët e duarve të tij dhe kjo është një gjë e mirë”, shtoi tutje ylli i muzikës.