Kryeministri Edi Rama në kuadër të administrimit të çmimit të ushqimeve nëpër markete këtë të dielë ka zhvilluar një vizitë në një market lagjeje i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë.

Kreu i qeverisë në vizitën e tij në market është shprehur se në këtë situatë e rëndësishme është që ushqimi bazë të jetë në një nivel të arsyeshëm.

Rama ndër të tjera me drejtuesin e marketit ka thënë se marzhi i fitimit në këto momente duhet të jetë superminimal.“E rëndësishme është që ushqimi bazë të jetë në një nivel të arsyeshëm, ku marzhi i fitimit të jetë superminimal në këtë fazë. Kostot të sigurohen dhe ecuria të sigurohet. Mos të ketë abuzime në kurriz të njerëzve se të tjerave s’kemi çfarë t’i bëjmë”, ka thënë  Rama.

/abc