Home AKTUALITET SHËNDET Kujdes! Flokët e lagur mund të shkaktojnë migrenë

Kujdes! Flokët e lagur mund të shkaktojnë migrenë

31

Dalja jashtë gjatë ditëve të ftohta në një mot me erë pa i tharë flokët, mund të shkaktojë probleme serioze si migrenë, ftohje dhe paralizë të fytyrës.

Edhe fjetja me flokë të lagur pas banjës në darkë është aq e rrezikshme sa të dalësh me flokë të lagur përjashta.

Gjatë krizave të migrenës të sëmurët shqetësohen nga drita, zhurma dhe aromat. Mos-tharja e flokëve, shëtitja me flokë të lagur edhe nëse bëhet rrallë, mund të jetë fillimi i një migrene.

Të sëmurët që e dallojnë një gjendje të tillë duhet t’i thajnë mirë flokët pas banjës, të mos shëtisin me flokë të lagur pas dushit.

Shëtitja përjashta me flokë të lagur në kohë të ftohtë dhe me erë, të fjeturit me flokë të lagur, qëndrimi para kondicionerit apo para një vendi ku ka korrent mund të shkaktojë dhe pasoja të tjera serioze si paralizë fytyre.

Këshillë: Thajini flokët pas banjës edhe nëse jeni në shtëpi. Nëse ju duhet të dilni menjëherë përjashta, mbulojeni mirë kokën dhe veshët me një kapuç ose shall. 

© SYRI.net