Home ELBASANI SOT Cërrik/ I riu humb kontrollin e motorit dhe bie në tokë. Në...

Cërrik/ I riu humb kontrollin e motorit dhe bie në tokë. Në gjendje të rëndë në spital

2408

Elbasan /Informacion paraprak

Rreth orës 14:45, në fshatin Selitë, Cërrik, shtetasi E. H., rreth 28 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Për pasojë është dëmtuar 28 vjeçari i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.