Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës si kryetar i PD, Grupi Parlamentar i kësaj partie kërkon nga deputetët e pezulluar të ofrojnë të njëjtin mekanizëm për tërheqjen e Sali Berishës.
Në mbledhjen e drejtuar nga kryetari i grupit parlamentar Alibeaj, ky i fundit lexoi këtë draft deklaratë qqë Ora News e disponon, e cila përmbledh qëndrimin e grupit për situatën e krijuar.
Grupi parlamentar i PD ngarkon strukturat përgjegjëse për të pranuar një grup të PPE për të lehtësuar ndërmjetësimin mes tyre dhe Foltores.
Draft-deklarata
1. Grupi parlamentar i PD vlerëson aktin e dorëheqjes se kryetarit të PD në funksion të zgjidhjes së problematikës, që ka shkaktuar një përçarje të thellë nga qendra në bazë.
2. Grupi parlamentar i bën thirrje anëtarëve të pezulluar të grupit të PD që të ofrojnë të njëjtin mekanizëm për tërheqjen e zotit Berisha, që duhet të distancohet nga vendimmarrja në PD, duke u bërë pjesë e zgjidhjes për të shmangur përçarjen dhe për të bërë të mundur bashkimin e demokratëve. Kërkojmë respektimin e vlerave dhe parime e statutore të PD për shmangien e pasojave të deklaruara publikisht nga SHBA.
3. Grupi parlamentar shpreh gatishmërinë për të negociuar me anëtarët e pezulluar të grupit parlamentar për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për t’i hapur rrugë bashkimit. Grupi ngarkon strukturat përgjegjëse për të pranuar një grup të PPE për të lehtësuar ndërmjetësimin.
4. Grupi vlerëson se pas dakordësisë i hapet rruga për: