Thomas Strakosha duket i destinuar të largohet nga Lazio, me portierin shqiptar që është në muajt e fundit të kontratës. Ka inteesim nga Anglia dhe Gjermania, por nuk është çudi që ai të mbetet në Serie A.
Dhe një nga skuadrat e interesuar është Torino. Pas dëmtimit të Vanja Milinkoviç-Saviç dhe pas gabimit të Etrit Berishës në ndeshjen ndaj Genoas, pavarësisht se me Interin gardiani shqiptar ishte lojtari i sfidës, tani më klubi granata po kërkon portier të ri.
Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, ëndrra e Torinos është portieri i Napolit, Alex Meret, i cili aktualisht po vuan një dëmtim. Gjithashtu një opsion për klubin granata është dhe Thomas Strakosha, i cili mund të vijë me parametra zero nga Lazio.
(BalkanWeb)