Sipas “The Sun”, Roman Abramovich pritet të bëjë rezistencë për shitjen e klubit të tij dhe në fund ai ka të drejtën e vetos në çdo ofertë që vjen.
Janë disa konsorciume amerikane dhe angleze që po tentojnë të blejnë shumicën e aksioneve të Chelsea-t dhe Abramovich nuk i shikon me sy të mirë sepse këto dy vende janë iniciatorët e sanksioneve ndaj Rusisë.
Gjithsesi në këtë rast, nëse rezistenca apo manjati rus vendos veton për shitjen e Chelseat, atëherë do të ndërlikohej edhe më shumë situata për klubin.
Chelsea do të kalonte nën administrim të kontrolluar deri në shitjen përfundimtare dhe këtu do të hynin në fuqi rregullat që parashikojnë penalizimin me 9 pikë në renditje që konkretisht do të ndikonin në mbetjen jashtë Champions League.
Mbetet për t’u parë si do të vijojë kjo çështje sepse Qeveria Britanike nuk dëshiron që asnjë cent nga shitja e Chelseat të shkojë në arkën e Abramovich si mbështetës i Putin ndaj dhe nuk pritet një zgjidhje e shpejtë e kësaj situate. /Ora News/