Shqipëria është me shumë fat teksa në Serie A po lindin dhe po zhvillohet disa talente shumë premtues, lojtarë me klas që po tërheqin vëmendjen e klubeve të mëdha. Jo vetëm në Itali, por talentet kuqezi janë të shpërndarë në të gjithë Evropën duke rritur vlerën e përfaqësueses kuqezi.
Një ditë më parë, gazetari i famshëm italian, Carlo Pellegati zbuloi se Milan ishte vënë në ndjekje të Armando Brojës, por kjo tratative, kjo dëshirë, u zbeh fill pas pushtimit të rus çka solli më pas edhe sanksionet ndaj pronarit të Chelsea, Roman Abramovich.
Ky fakt por dhe vlera e kartonit, pasi blutë vlerësojnë Brojën me 70 milionë euro, bëri që Milan të tërhiqej nga negociatat, të paktën për momentin.
Nëse Broja duket një pistë e zbehtë, një pistë konkrete mbetet ajo e Nedim Bajramit. Carlo Laudista, eksperti i merkatos, shkruan se Nedim Bajrami mbetet një dëshirë e madhe e Maldinin, ka qenë dhe mbetet nën vëzhgim special. Gjithashtu Maldini dhe stafi i tij po ndjekim me interes edhe mesfushorin tjetër të Empolit, Kristjan Asllani.
(BalkanWeb)