Zhvillohen aktivitete të ndryshme
Në kuadër të muajit të Frankofonisë Ambasadorja Franceze në vendin tonë se bashku me ambasadorin e Estonisë ishin sot në qytetin e Elbasanit ku morën pjesë në disa aktivitet. Ndryshe nga herët e tjera Barsacq preferoi ta kalonte në heshtje vizitën e saj në Elbasan duke shmangur pyetjet e gazetarëve mbi përshpejtimin e proceduarave për antarësimin e vendeve të Ballaknit në Bashkimin Europian.
Sipas ambasadores franceze e rëndësishme është që bashkëpunimi për zhvillimin e frankofonisë në Shqipëri të vijojë. Ajo po ashtu nuk pranoi të komentonte as protestat që u zhvilluan për rritjen e çmimeve.
Në të njëjtën linjë vijoi edhe ambasadori i Sllovenisë në Shqipëri. Ky i fundit komentoi shkurtimisht zhvillimin e protestave në Shqipëri.
Ata u ndalën në shkollën “Luigj Gurakuqi” nga ku përuruan edhe nisjen e një programi të ri sa I takon degëve frankofone.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryetari i bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja.