Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se qeveria serbe do të bëjë përjashtim për eksportimin e 30 mijë tonë grurë për Shqipërinë dhe një sasi të vogël misri.
“Jemi të sigurt edhe nëse nuk kemi korrje dhe me atë korrje mund të ofrojmë shumë për rajonin dhe më gjerë. Rusia dhe Ukraina janë prodhuesit e dytë dhe të katërt të grurit në botë. Ne do të ndihmojmë tregtarët, çmimi është i mirë”, tha Vuçiç.
“Qumështi pluhur është shumë i kërkuar sot, do të kërkojmë edhe vaj palme. E shohim që ka mungesë të madhe në botë, do të flasim me Indonezinë kudo që të dërgojnë sasitë e para në Evropë dhe Turqi, që ne të marrim pjesën tonë që të kemi gjithçka që na nevojitet” shtroi Vuçiç në Radio Televizionin e Vojvodinës.