27 vjeçari turk Samet Durmus i arrestuar 2 javë më parë në Rinas pasi ishte në kërkim për trafik droge do ekstradohet drejt Gjermanisë. Gjykata e Apelit Tiranë, ka rrëzuar kërkesën e turkut për liri, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Ky vendim i hap rrugën ekstradimit të turkut drejt Gjermanisë, vendit ku edhe ai ka kryer veprën penale. Ai u arrestua më 11 mars në aeroportin e Rinasit me identitet fals. Ai tentoi të nisej drejt gjermanisë me dokumete false me identitetin Rizvan Farkadinov.
Në momentin e ndalimit ai u shpreh se është shtetas ukrainas dhe se po shkonte në Gjermani tek familja e tij. Por gjatë kontrollit në vijën e dytë policia kufitrare vuri re se ky shtetas ishte në kërkim ndërkumbëtar.
Pas ndalimit dhe shkëmbimit të informacioneve me autrotetet gjermane rezultoi se kemi të bëjnë me shtetasin Samet Durrmus, i cili ishte i përfshirë në trafikimin e një sasie të madhe marjuane nga Spanja drejt Gjermanisë.
Referuar dosjes hetimore sasia e drogës ishte paketuar në kuti detrgjendësh dhe u transportua nga Barcelona drejt Frankfurtit me kamionë. Në kërkesën për lirim mbrojtja e turkut pretendon se ai është në gjëndje të rëndë shëndetësore, dhe mbyllja në qeli i rrezikon jetën, ai nuk ka pasur asnjëherë vepër penale dhe nuk ka prova që kemi të bëjmë me të njëjtin person.
Por pas leximit të pretendimeve togat e zeza të apelit rrëzuan kërkesat dhe vendosën burg për turkun i cili tashmë pritet që të nisin procedurat për ekstradimin e turkut drejt gjermanisë.