Reperi i famshëm italian Federico Leonardo Lucia, ose siç njihet ndryshe Fedez, zbuloi ditën e sotme se po vuante nga një tumor i rrallë në pankreas.
Atij i është dashur t’i nënshtrohet një operacioni që zgjati 6 orë. Lidhur me këtë situatë të vështirë, ka folur dhe gruaja e tij, Chiara Ferrragni.
Blogerja ka publikuar disa foto në “Instagram” të familjes së tyre para operacionit të Fedez ku tregon gjithë gjërat që kanë bërë këtë javë.
Chiara shprehet mes të tjerash se ndihej e frikësuar si kurrë më parë në jetën e saj dhe se diçka e keqe mund të ndodhte.
“Kjo ishte pak a shumë java jonë pas zbulimit të sëmundjes së Fedez që çoi në operaicionin e tij: U shkëputëm pak kohë nga rrjetet sociale, kaluam sa më shumë kohë me fëmijët, shkuam për shumë vizita dhe testime, shkuam për shëtitje, hëngrëm akullore në një stol, kaluam pak kohë me miqtë e tij më të ngushtë, regjistruam pak muzikë (ai krijoi dhe unë dëgjova), fjetëm me Leon në shtratin tonë (ai zakonisht fle në dhomën e tij) dhe festuam ditëlindjen e tij të 4-të. Pjesa më e madhe e kësaj kohe u duk si një mjegull: ishte sikur koha kishte ndalur dhe isha e frikësuar si kurrë më parë në jetën time se diçka e keqe mund të ndodhte.”-shkroi ajo krah fotove.