Vetëm një javë pas ceremonisë martesore, krejt të papritur, mes 86-vjeçarit Silvio Berlusconi dhe bashkëshortes së tij tashmë, parlamentares 32-vjeçare Marta Fascina, mediat italiane raportojnë se çifti është në pritje të fëmijës së parë, i cili për kavalierin do të jete i gjashti.
Silvio Berlusconi është baba i pesë fëmijëve me gruan e tij të parë Carla Elvira Lucia Dall’Oglio. Por Berlusconi tashmë është edhe gjysh dhe ka 12 nipër e mbesa.
Gjithsesi, lideri i Forza Italia dhe bashkëshortja e tij ende nuk e kanë ndarë publikisht këtë lajm, por dasmën me një rreth të ngushte miqsh dhe të afërmish e mbajtën pikërisht më 19 mars, që përkon me ditën e babait, ndaj mediat janë të sigurta në vërtetësinë e këtij lajmi.