Roberto Mancini nuk ka asnjë lëkundje në pozicionin e tij si trajner i kombëtares italiane të futbollit. Pas dështimit në kualifikimin e botërorit ujërat në futbollin italian u trazuan dhe pyetja lindi nëse kjo komëtare do të drejtohej ose jo nga Manchini.
“Ne kemi biseduar me presidentin këto ditë, jemi në të njëjtën linjë për gjithçka. Do të flasim sërish në ditët në vijim, pas kësaj ndeshjeje do të mendojmë për gjithçka me qetësi”.
Kështu ka deklaruar trajneri i Kombëtares, Roberto Mancini, në prag të ndeshjes në Turqi, duke folur për të ardhmen e tij, pas eliminimit në play-off botëror ndaj Maqedonisë së Veriut dhe duke lënë të kuptohet synimi i tij për të qëndruar në krye të ekipit kombëtar.