Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një vizite në Kinë, ka deklaruar se “Rusia, Kina dhe simpatizantët” e tyre po ecin përpara drejt një rendi të ri botëror “multipolar, të drejtë dhe demokratik”.
Në takimin me homologun e tij kinez, Wang Yi, Lavrov tha: “Ne, së bashku me ju dhe me simpatizantët tanë, do të ecim përpara drejt një rendi të ri botëror multipolar, të drejtë dhe demokratik”
Ndërkohë që zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze theksoi: “Pekini dhe Moska do të vazhdojnë përpjekjet për multipolaritet global dhe demokratizim të marrëdhënieve ndërkombëtare”.